Juventusi rrezikon të humbasë mbrojtësin më të mirë të skuadrës
Mbrojtësi Biankoner, Leonardo Bonucci është treguar i hapur rreth idesë së transferimit në Premier Ligë, përkatësisht tek skuadra e Chelseat.
Ai kishte qenë shumë i kërkuar edhe verën e kaluar nga skuadra e Manchester Cityt, por menaxheri Antonio Conte duket se do të dalë figura kyçe në transferimin e tij në Londër, transmeton Periskopi.


Chelsea kanë qenë të interesuar për Virgil Van Dijk, por duket se ky tentim ka dështuar sepse mbrojtësi është shumë afër kalimit tek Liverpool.
Bonucci dhe skuadra e tij e Juventusit u mposhtën me rezultat 4-1 nga skuadra e Real Madridit në finale të Ligës së Kampionëve. /Periskopi



