Juventusit i lëndohet truri i skuadrës para finales me Realin (Video)
Mbrëmë në stadiumin e Juventusit është zhvilluar një ndeshje bamirësie ku morrën pjesë shumë yje nga sporte të ndryshme.
Një nga pjesëmarrësit ishte edhe menaxheri i Juventusit, Massimilano Allegri, i cili fatkeqësisht e mbylli ndeshjen para kohës.
Ai u zëvendësua pasi pësoi një zgjatje në muskul. Sidoqoftë Allegri pritet të jetë i gatshëm për udhëheqjen e Juventusit në finalen me Realin. /Periskopi/



