Ka ardhur koha që ta ndryshoni perceptimin tuaj për të prekurit nga Sindromi Down (Video)

Ka ardhur koha që ta ndryshoni perceptimin tuaj për të prekurit nga Sindromi Down (Video)

Kur është fjala te personat me sindromin Down, një nga dilemat është se si t’i referohemi: persona me aftësi të kufizuar apo me nevoja të veçanta.

Punësimi dhe sukseset e plot personave të prekur nga ky sindrom janë dëshmi që aftësitë e tyre nuk janë të kufizuara, kurse një video që është bërë virale në internet tregon se pse nuk duhet të quhen ‘persona me nevoja të veçanta’.

“Do të ishte nevojë e ‘veçantë’ nëse njerëzit me Sindromin Down do të kishin nevojë të hanin vezë dinozauri, do të ishte nevojë e veçantë nëse do të kishim nevojë për një masazh nga një mace apo nëse do të kishim nevojë që të na zgjonte nga gjumi një njeri i famshëm. Këto janë nevoja të veçanta”, thotë njëra nga protagonistet në këtë video.

“Por, ato çka në të vërtetë kemi nevojë janë puna, edukimi, mundësi, miq dhe pak dashuri, ashtu si çdo njeri tjetër. A janë këto nevoja të veçanta?”, transmeton Periskopi.

Videoja e cila është shpërndarë në internet, përmbyllet me hashtag-un “Jo nevoja të veçanta, por nevoja njerëzore.”/Periskopi/

Shpërndaje në: