A ka favorit në El Clasico sipas Zidane?

A ka favorit në El Clasico sipas Zidane?

Gjigandët e futbollit spanjoll takohen nesër me fillim nga ora 16:15, për të zhvilluar ndeshjen më derbi në futboll.

Trajneri i Los Blancos pranon se ndeshja e nesërme do të jetë mjaft e vështirë për skuadrën e tij, mirëpo thotë se në këtë përballje nuk ka favorit.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, shumë e vështirë. Kjo është normale, sepse ne do të luajmë kundër një rivali të madh. Ne jemi përgatitur mirë dhe jemi gati. Njerëzit duan të shohin një lojë të mirë dhe gjëja e rëndësishme është që të jenë të përqendruar në punën tonë. “, tha Zidane.

“Ne do të japim maksimumin si gjithmonë për të bërë një ndeshje të mirë. Nuk ka favorit në El Clasico. Shanset janë të barabarta 50 me 50”, shtoi ai. /Periskopi.com

Shpërndaje në: