Po, sot ka favorit në El Clasico
El Clasico, siç njihet ky derbi, sot ka mundësi të jetë më i varfër se zakonisht.
Kjo, për shkak se mysafirët kanë një mungesë shumë të madhe në këtë sfidë.
Është anësori Gareth Bale, i cili do të mungojë për rreth katër muaj, si pasojë e dëmtimit, dhe kjo i zbehë dukshëm gjasat e madrilenëve për një rezultat pozitiv.
Pra, edhe pse ‘Los Blancos’ aktualisht janë lider me gjashtë pikë më shumë se ‘Blaugrana’, këta të fundit janë favoritë në këtë derbi, për shkak se kanë një skuadër më të kompletuar, të paktën për këtë sfidë.
Ndonëse kanë shënuar më shumë gola sesa Barca deri më tani në këtë sezon të La Ligas, mungesa e Bale do t’i lejojë katalunasit të sulmojnë më shumë, për shkak se shpejtësia e Bale dhe organizimi i sulmeve të shpejta do t’i mungojë skuadrës së trajnerit Zinedine Zidane.
Megjithatë, fakti që vendësit e kanë të gatshme treshen super-sulmuese Messi-Suarez-Neymar, kjo nuk i bën ata favoritë absolut.
Por, si përfundim, themi se gjasat për këtë sfidë janë 60:40 në favor të vendësve. /Periskopi.com



