Ka filluar takimi i FFK-së me klubet e Superligës: Shumë dilema pritet të zgjidhen

Ka filluar takimi i FFK-së me klubet e Superligës: Shumë dilema pritet të zgjidhen

Në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, ka filluar takimi ndërmjet drejtuesve të këtij institucioni dhe klubeve të Superligës së Kosovës.

Në këtë takim pritet të diskutohen disa çështje shumë të rëndësishme për futbollin kosovar.

FFK e ka thirrur këtë takim për të sqaruar fondin të cilin e ka marrë nga UEFA, e të cilat janë 4.3 milionë.

Ndërsa “opozita” e udhëhequr nga Tahir Batatina i Llapit dhe Abedin Zeka o Trepçës 89 synojnë që ato para i takojnë klubeve.

Ndërkaq, temë diskutimi do të jetë edhe mundësia e rifillimit të kampionatit, që aktualisht është opsioni më i mundshëm.

Gjithsesi, përkundër takimit, fati i rifillimit të kampionatit mbetet në duart e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila nuk i ka kthyer ende përgjigjje FFK-së.

Shpërndaje në: