A ka gjakderdhje pas çdo marrëdhënie të parë seksuale?
Heather Corina përgjigjet:
Nuk ka “duhet” në këtë çështje. Jo të gjitha vajzat dhe gratw kanë gjakderdhje në marëdhënien e tyre të parë seksuale, apo gjatë formave të tjera të penetrimit vaginal. Në fakt, shumica nuk kanë gjakderdhje. Ndërsa çështja pse disa prej vajzave kanë gjakderdhje, dhe për sa zgjatë, ndërsa disa të tjera nuk kanë, gjithashtu ndryshon.
Shumë pak studime shkencore janë bërë sa i përket asaj se sa vajza kanë gjakderdhje, e sa të tjera jo. Kjo nuk është e çuditshme sepse gjakderdhja nga një akt seksual (ashtu si ajo që ndodhë zakonisht) nuk kanë ndonjë rëndësi mjekësore, dhe ofruesit e kujdesit shëndetësor dhe edukatorët e seksit tashmë kanë përgjigjet që na duhen.
Një studim që është bërë në 1998, i cituar Hanne Blank, në librin e saj, “Virgjëria: Historia e paprekur”, ishte një studim jo-formal i publikuar në British Medical Journal nga Dr.Sara Patterson-Brown. Sipas saj, të paktën 63% e femrave pjesmarrëse në studim kishin deklaruar se nuk kishin pasur gjakderdhje gjatë përvojës së tyre të pare seksuale. Po themi të paktën, sepse në studimin e saj, disa femra nuk e mbanin mend nëse kishin pasur gjakderdhje apo jo. (Dhe nëse kjo ju befason, ju lutem kuptojeni që idea që përvoja e parë seksuale nuk harrohet, dhe personat mbajnë mend çdo detaj të asaj përvoje nuk është e vërtetë – disa njerëz, me kalimin e kohës, kujtojnë shumë pak apo fare rreth përvojës në fjalë).
Ne e dimë se disa vajza kanë gjakderdhje e disa të tjera jo. Për ato që kanë gjakderdhje, dhe sa shumë kanë, ndryshon prej vajzës në vajzë, sepse edhe shkaqet prej nga vjen gjakderdhja ndryshojnë. Disa vajza që kanë gjakderdhje do të kenë vetëm pika të vogla gjaku për disa orë, ndërsa ka femra tjera që kanë gjakderdhje të përafërt me atë të ciklit menstrual për një apo dy ditë, e për disa kjo mund të zgjatë edhe më shumë. Nëse gjakderdhja ndodhë për kohë të gjatë, rekomandohet të konsultoheni me mjekun.
Shumicën e rasteve, ashtu si gjakderdhja që vjen nga çdo pjesë tjetër e trupit tuaj, edhe gjakderdhja që vjen nga marëdhënia seksuale, vjen si rrjedhojë e një lëndimi. Si mund të ndodhë lëndimi gjatë seksit?
Në disa mënyra:
Nëse gruaja nuk është seksualisht e eksituar mjaftueshëm, ose fare, para dhe gjatë penetrimit, fillimi i vaginës, dhe e gjithë vagina, nuk do të jetë e liruar dhe e lubrifikuar (lagur) aq sa është e nevojshme që marëdhënia të jetë e këndshme për vajzën. Me fjalë të tjera, është e mundshme, që partneri mashkull të fusë penisin e tij në vaginë me mundim, mirëpo kjo nuk do të sjellë kënaqësi të partneri femër, dhe shpesh rezulton në çarjen apo lëndimin e indeve të vulvulës, vaginës, apo qafës së mitrës. Kështu që, nga kjo edhe kuptohet se kur femra bën seks pa dëshirën e saj, gjekderdhja është shumë e zakonshme.Nëse partneri është i ashpër, apo me forcë përdorë penisin, gishtërinjtë apo ndonjë lodër seksi, pa marrë parasysh nëse femra është seksualisht e eksituar apo jo, ky veprim mund të shkaktojë lëndim dhe gjakderdhje.
Gjakderdhja mund të vijë si rezulat i ndonjë infeksioni apo gjendjes shëndetësore. Psh, infeksioni i transmetuar seksualisht Chlamydia mund të shkaktojë gjakderdhje gjatë marëdhënies seksuale. Infeksionet e transmetuara seksualisht, si Gonorrhea apo Truchomoniasis, gjithashtu mund të shkaktojnë gjakderdhje. Edhe endometriosis, tumoret e nyjeve, vaginitis, infeksionet e qafës së mitrës, dyslapsia në qafën e mitrës, dhe kanceri në mitër shkaktojnë gjakderdhje. Për shkak të butësisë së qafës së mitrës gjatë shtatzanisë, disa nga shtatëzënat kanë gjakderdhje gjatë marëdhieneve seksuale. Për gra më të shtyera në moshë, menopauza luan rol gjithashtu. Rënia në nivelin e estrogjenit që vjen me menopauzën, i bën muret e vaginës më të holla, dhe rrjedhimisht më pak elastike.
Nëse cipa e virgjërisë fillon të hollohet, marëdhënia apo penetrimi (në të cilin rast gjakderdhja zakonisht ndodhë për shkak të arsyes #2) e zgjëron apo gërryen cipën. Shumica e njerëzve në fakt mendojnë se kjo është arsyeja pse gjakderdhja ndodhë gjatë marëdhënies seksuale. Disa njerëz mendojnë që kjo është e vetmja arsye e gjakderdhjes gjatë seksit. Mosha mund të jetë një nga faktorët ndikues kur gjakderdhja ndodhë për shkak të arsyes së lartpërmendur. Për shkak që cipa hollohet me kalimin e kohës, sa më e re që të jetë një femër, gjasat janë më të mëdha që të ketë gjakderdhje. Edhepse në kohën moderne shpesh i degjojmë të moshuarit të na flasin se si pervojat tona seksuale po ndodhin shumë herët, duhet të mos harrojmë që shumë gra gjatë historisë, kane kryer marëdhënien e tyre të parë seksuale (e edhe janë martuar) në moshë shumë më të re. Për këtë arsye, kur bie fjala te gjakderdhja për shkak të cipës së virgjërisë, kemi më pak gjakderdhje si rrjedhojë e këtij fakti tani se sa që kemi pasur, për shembull, 500 vjet më herët.
Gjithashtu, eksitimi dhe lubrifikimi është çështje që duhet të konsiderohet edhe këtu. Cipëza është zakonisht elastike, kështuqë edhe nëse nuk jeni në moshën që ajo ështe holluar, prapë mund të keni seks pa gjakderdhje nëse jeni mjaftueshëm të eksituar apo lubrifikuar, qoftë nga lëngjet nga trupi juaj, apo nga lubrifikantët në shishe. Në këto raste, cipëza zhvendoset në anën e hapjes vaginale, ashtu si labia (pjesët e jashtme të vulvës), rrinë anash gjatë marëdhënies seksuale.
Bazuar në atë çka dimë nga mjekësia, apo nga ajo që edukatorët e seksit kanë mësuar duke folur me njerëz, tri situatat e para janë më të zakonshme si shkaktarë të gjakderdhjes, dhe jo e fundit.
Shumë njerëz gabimisht mendojnë që gjakderdhja duhet të ndodhë gjithsesi, dhe kur nuk ndodhë është gjithmonë për shkak të cipëzës së virgjërisë. Këto mendime vinë si rrjedhojë e ideve kulturore të dalura nga moda, më shumë se gjithçka tjetër. Njerëzit e njejtë mendojnë së marëdhënia e parë seksuale është – dhe duhet të jetë – e dhimbshme. As kjo nuk është e vërtetë. Arsyet më të shpeshta për marëdhënie të dhimbshme janë arsyet 1-3, jo arsyeja e 4 që e listuam më lart.
Për të kuptuar pse njerëzit kanë këto mendime të gabuara, është e rëndësishme të shikojmë prapa në histori. Ka shumë gra të cilat frikësohen që nuk kanë pasur gjakderdhje gjatë marëdhënies së tyre seksuale, e gjithashtu edhe shumë burra që nuk u kanë besuar partnerve të tyre pasiqë ato nuk kanë pasur gjakderdhje. Kështuqë, t’a shqyrtojmë pak këtë çështje.
Për kohë shumë te gjatë, përpara se të dinim më shumë rreth trupit të gruas dhe seksualitetit të saj, ekzistonte mendimi që gratë të cilat asnjëhere nuk kishin pasur marëdhënie seksuale, apo çfarëdo lloj penetrimi vaginal, e kishin cipëzën e tyre të virgjërisë, e cila do të “thehej” nga partneri i tyre i parë seksual. Për këtë arsye ende ekziston shprehja “plasaritja e qershisë” sepse gruaja do të kishte gjakëderdhje. Në rast se një grua nuk do të kishte gjakderdhje gjatë përvojës së parë seksuale, për të tjerët kjo do të thoshte se dikush tjetër e kishte “plasaritur qershinë”.
Disa nga këto mendime vinin si rrjedhojë e mosdijës, ndërsa disa të tjera nga seksizmi dhe konsiderimi i trupit të gruas si pronë. Idea që një grua duhet të dëshmonte se kishte vlerë aq sa ishte paguar për të (gjatë historisë, martesa ngërthente në vete transaksione financiare) kur ishin të virgjëra, ishte normë në shumë kultura, duke përfshirë këtu edhe ato perëndimore. Idea se gjakderdhja dëshmonte se një burrë me të vërtetë ishtë i pari për një grua ka qenë, dhe mbetet, shumë e përhapur. Historikisht, ka pasur edhe çështje tjera dhe pritshmëri të shumta si për burra e edhe për gra kur ishte fjala për seksin. Më parë ekzistonte nocioni që një martesë nuk ishte e mirë nëse nuk konsumohej, dhe gjaku në çarçafë dëshmonte se çifti kishte bërë seks, dhe po e “konsumonte” martesën.
Disa ide rreth virgjinitetit, marëdhënies së parë seksuale, dhe gjakderdhjes si dëshmi e virgjinitetit, kishin të bënin edhe me atësinë. Ne gjithmonë e dimë së kush është nëna e një fëmijë, sepse mund ta shohim fëmiun tek del nga trupi i saj. Mirëpo, çka nuk mund të dinim dëri në 1980 kur edhe u zbuluan testet e atësisë, ishte se kush ishte babai i fëmiut. Kështu që, për disa burra, fakti që gruaja e tyre kishte pasur gjakderdhje dëshmonte se nuk kishe kryer marëdhënie seksuale me burra të tjerë, dhe se fëmijët që lindnin ishin të tij.
Gjithashtu, historikisht, dëshira seksuala e grave injorohej. Duhet të kuptojmë që për shumicën e grave eksperienca e parë seksuale ishte ose dhunim, ose diçka që ato e bënin, jo pse kishin dëshirë, mirëpo pse mendonin se ishte diçka që duhet ta bënin për burrat. Dhe nëse mendoni se pse gratë do të bënin seks pa dëshirë, mendoni gjithashtu se për shumë prej tyre, martesa, apo të bënin çka donte një burrë, ishte çëshjte jetë apo vdekje. Për shumë femra gjatë historisë, mirëpo edhe për shumë të tjera edhe në kohët moderne, martesa është ndryshimi në mes të pasurit një kulm mbi kokë apo jo, dhe në mes të pasurit ushqim për të ngrënë apo jo?!
Historikisht, seksi konsiderohej si diçka që burrat e donin, dhe ju përkiste burrave 100%, dhe gratë nuk kishin asnjë interes për seks, mirëpo e bënin se ishin të obliguara, apo pse nuk kishin zgjedhje tjetër, sidomos nëse ishin të martuara. Për shkak te këtyre, dhe për shkak të faktit që për shumicën e grave përvoja e tyre e parë seksuale nuk ishte me dikë që e dashuronin, ose e mendonin si atraktiv, mund të themi se ato kishin gjakderdhje sepse nuk ishin të eksituara seksualisht, por ishin të frikësuara, dhe seksi bëhej pa pajtim dhe me forcë.
Për këto arsye dhe precentë kulturorë, gjakderdhja shihej si diçka që duhet gjithsesi të ndodhte, sepse “dëshmia” duhet të ekzistonte që një grua ishte virgjine ashtu siç thoshte. Mirëpo, nga këto keqkuptime historike, vimë tek diskutimi i disa gjërave që shumica duhet t’i kemi të qarta:
Cipëza e virgjërisë nuk është “vulë” për gratë. Është vetëm një membranë e hollë që vazhdon të hollohet me kalimin e kohës (për shkak të hormoneve, ciklit menstrual, masturbimit etj.) edhe nëse nuk keni pasur asnjëherë marëdhënie seksuale. Disa gra edhe lindin pa cipëza, apo i kanë aq të holla, e as nuk vërehen.
Për shumë vajza, në fëmijëri, mund të ketë edhe vrima të vogla në membranën e cipëzës, të cilat pastaj zgjërohen dhe kjo spjegon pse edhe vajzat 12 vjeçare mund të kenë rrjedhje menstruale, edhepse nuk kanë pasur marëdhënie seksuale. Nëse keto vrima nuk do të ekzistonin, gjaku do të mbetej brenda. Kjo ndodhë te disa gra, mirëpo është shumë e rrallë, dhe kërkon një operim të vogël.
Çka atëhere duhet të ndodhë gjatë marëdhënies së parë seksuale?
Në rastin më të mirë, duhet të jetë diçka që ju (apo cilado grua dhe partneri i saj) e doni dhe ndjeheni të gatshëm ta bëni. Duhet të jetë diçka që ju vendosni ta bëni kur ndiheni se lidhja është në fazën kur dicka e tillë duhet të ndodhë. Kjo mund të nënkuptojë që ju dhe partneri juaj keni komunikuar hapur për seksin, ose edhe keni eksperimentuar në mënyra të ndryshme se cilat gjëra ju eksitojnë seksualisht, dhe si të arrini kënaqësinë që dëshironi. Duhet gjithashtu të jeni të hapur dhe të tregoni nëse diçka ju dhemb, e jo të shtireni se po kënaqeni, kur në fakt nuk e ndjeni diçka të tillë. Në ato raste duhet të mundoheni të bëni diçka që ju eksiton – si psh të vendosni më shumë lubrifikant, apo t’i ktheheni paralojës që të eksitoheni. Duhet të arrini në gjendjen kur kjo bëhet eksperiencë e këndshme, jo e dhimbshme, për ju.
Por mbajeni mend, mund të këni gjakderdhje, e mund edhe të mos keni, mirëpo kjo nuk tregon asgjë për ju, për vlerat tuaja si person, për eksperiencën seksuale apo për virgjërinë tuaj.
Marrë nga barazia.com



