I ka mbetur mendja në Prishtinë, publikon një video, thotë se është ndjerë si ‘boss’
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e cila mbajti koncertin e parë të saj në Prishtinë, për nder në 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka thënë se është ndjerë e privilegjuar me këtë rast.
Në një video që e ka publikuar në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Insagram”, Rita shihet duke u larguar nga koncerti për në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Por, në video dëgjohet duke thënë se, ajo është duke u përcjellë për në Aeroport nga eskorta e Policisë së Kosovës, dhe se ky fakt e ka bërë atë të ndjehet si “boss”.
https://www.instagram.com/p/BfW5R0YHEBM/?taken-by=ritaora



