Ka nisur takimi Thaçi-Vuçiq në Bruksel
Ka filluar takimi ndërmjet Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiq në Bruksel.
Takimi po zhvillohet në kuadër të fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Pas takimit, dy presidentët pritet të prononcohen për media.
Ndryshe, në javët e fundit, presidenti Thaçi ka udhëtuar në qendrat vendimmarrëse për të harmonizuar agjendën e dialogut me partneret strategjik të Kosovës.



