Ka punuar me Benitezin dhe ka stërvitur yje të mëdha si Cavani e Hamsik, tani fillon punën te KF Prishtina (Foto)
KF Prishtina ka emëruar Corrado Saccone si trajner kondicional apo përgatitës atletik.
Klubi më i trofeshëm kosovar, Prishtina, po vazhdon me përforcimin e klubit në të gjitha mënyrat për të qenë gati për sezonin e ri në Superligën e Kosovës.
Pas largimeve të shumta të futbollistëve të panevojshëm dhe afrimin e disave më të mirë, klubi kryeqytetas ka filluar të bëj ndryshime edhe në stafin teknik.

Është italiani Corrado Saccone, i cili është zyrtarizuar nga Prishtina si përgatitësi i ri atletik apo si trajner kondicional te bardhekaltrit.
Saccone në të kaluarën ka qenë trajner te skuadra e madhe italiane, Napoli, ndërsa në disa foto të postuara shihet duke punuar me lojtarë të mëdhenj si Edinson Cavani, Marek Hamsik, por edhe trajneri i njohur spanjoll, Rafa Benitez.


https://www.facebook.com/FCPrishtina/posts/10156298426538538



