“Ka shpresë pë paqe”, Presidenti iranian bisedon me Putin për marrëveshjen Iran-SHBA
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka deklaruar se një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës “nuk është e pamundur”, nëse administrata e Donald Trump i përmbahet ligjit ndërkombëtar.
Sipas BBC, Deklaratat u publikuan në një përmbledhje të raportuar të një telefonate mes Pezeshkian dhe presidentit rus Vladimir Putin, e transmetuar gjithashtu përmes një postimi në Telegram nga Transmetuesi i Republikës Islamike të Iranit, transmeton Klankosova.tv.
Telefonata vjen pas bisedimeve ShBA–Iran të zhvilluara në Islamabad të Pakistanit, të cilat ende nuk dihet saktë se si përfunduan.



