Kaçe: Nuk luaj për Kombëtaren për sa të jetë De Biasi

Kaçe: Nuk luaj për Kombëtaren për sa të jetë De Biasi

Një ditë pas ndeshjes, “Panorama Sport” intervistoi futbollistin dhe ai tekstualisht shfaqi pakënaqësinë që trajneri e kish nxjerrë edhe jashtë listës rezervë, duke thënë:

“Nuk e kuptoj trajnerin. Nuk e di pse më ka lënë jashtë”. Një ditë më pas, gjithnjë me mendimin në kokë se Kaçe është një ndër lojtarët më cilësorë dhe mbi të gjitha me një të ardhme të garantuar, gazeta u interesua në burime të ndryshme pranë ekipit përfaqësues dhe rezultoi se Kaçe kish pasur një debat verbal fillimisht me trajnerin e më pas kur kish mësuar se do të përfundonte në tribunë, kish dashur të merrte rrobat e të ikte nga grumbullimi ende pa u luajtur ndeshja me Spanjën.

Burime të ndryshme të gazetës e konfirmuan këtë fakt dhe më pas gjithçka u pasqyrua në gazetë. E, megjithatë, gazeta komunikoi edhe me vetë lojtarin në orën 17:57 të ditës 10 tetor 2016, i cili gjithashtu konfirmoi se kish përplasje me trajnerin dhe me shumë mundësi derisa të ikë ky trajner (De Biazi) nga Kombëtarja, ai nuk do kthehej më. Pasi u interesua për lajmin në disa burime dhe pasi mori edhe vetë konfirmimin e lojtarit, gazeta publikoi artikullin e ditës së djeshme me titull: “Kriset me trajnerin, Kaçe nuk vjen më në Kombëtare”.

mesazhet

Shpërndaje në: