Kaci pasi votoi: Qetash krejt kanë bo pare, janë ngi tash le të punojnë për qytetarët

Kaci pasi votoi: Qetash krejt kanë bo pare, janë ngi tash le të punojnë për qytetarët

Frizeri i njohur kosovar, Kaci Lleshi, ka ushtruar sot të drejtën e tij të votës në zgjedhjet e 9 nëntorit.

Ai ka votuar në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë, ku pas votimit ka bërë thirrje që qytetarët të dalin masivisht në votim, duke pasur edhe disa mesazhe për atë që do ta udhëheqë kryeqytetin në katër vitet e ardhshme.

Lleshi ka theksuar se Prishtinës i mungojnë shumë gjëra elementare, nga komunikacioni i rënduar e deri te rrugët e pambaruar, duke shtuar se pret që kushdo që fiton të punojë me dinjitet dhe moral.

Ai tha se nuk është i afërt me asnjë parti politike, por e ndjeu për obligim qytetar të votojë për ndryshim.

Në prononcimin e tij për RTV Dukagjinin, ai tha se mungojnë “ngjyrat” në përgjithësi në Kosovë, por njerëzit mbeten të mirë dhe pozitivë.

“Ngadalë-ngadalë bëhet mirë, se tash krejt kanë bërë para boll — të gjithë ata që janë në pushtet e qeveri kanë para, andaj shpresoj që janë ngi dhe tash të punojnë për qytetarët dhe për Kosovën,” ka shtuar Lleshi.

@rtv.dukagjiniKaci: “Krejt partite kane bo pare, ishalla jane ngi edhe tash punojne per Kosoven, duhet me dal me votu”♬ original sound – RTV DUKAGJINI

Shpërndaje në: