Kadri Messi apo Kadri Koscienly – Kujt i ngjan më shumë kryeparlamentari i Kosovës? (FOTO)

Kadri Messi apo Kadri Koscienly – Kujt i ngjan më shumë kryeparlamentari i Kosovës? (FOTO)

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli ka një ngjashmëri të madhe me mbrojtësin e Arsenalit, Laurent Koscienly, por jo vetëm.

Thonë se secili njeri e ka një sozi diku në botë. E, kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, duket se i ka dy të tillë.

Një foto e fundit e cila po qarkullon në rrjetet sociale, ku shihet në moshë të re kryeparlamentari i Kosovës, është bërë virale tashmë, raporton Periskopi.

Por ajo çka ka marrë vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale është një koment epik, ku Veseli krahasohet me Messin kur të dy ishin të ri. Një ngjashmëri tepër e madhe mes dyshes atëherë, kurse tani ata kanë ndryshime drastike mes vete.

Megjithatë, Veseli tashmë e ka një sozi tjetër. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Arsenalit, Laurent Koscienly.

Francezi ngjason tepër shumë me kreun e PDK-së, ku mund ta shihni edhe në foton e mëposhtme. /Periskopi/

Shpërndaje në: