Kadri Veseli, dorë për dore me gruan e tij nëpër Prishtinë (Foto)
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nuk heziton që të shkojë në këmbë në selinë e partisë së tij.
Ai është parë pasditen e të hënës me bashkëshorten e tij Violetën dorë për dore në sheshin “Nëna Terezë”.

Besohet se të dy kanë shkuar në këmbë në drejtim të selisë së PDK-së.
Violeta ka zgjedhur një veshje mjaft elegante, me pantallona ngjyrë krem, ashtu sikurse këpucët, teksa blua e saj e bardhë e bën të duket sa elegante, aq edhe atraktive.
Nga ana tjetër lideri i PDK-së shfaqet në mënyrë klasike me kostum ngjyrë hiri, një ngjyrë që me sa duket është e preferuara e tij.




