Kadri Veseli i drejtohet me fjalë të rënda Albin Kurtit

Kadri Veseli i drejtohet me fjalë të rënda Albin Kurtit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka dalë i nervozuar në foltoren e Kuvendit, pas fjalimit të Albin Kurtit, i cili hapur e ftoi që ta masë veten si kandidat për kryetar Kuvendi.

Ai Albin Kurtin e quajti “shoku Mao”, duke thënë se VV e ka sulmuar Isa Mustafën dhe se e ka “marrë në qafë Astrit Deharin”, shkruan Periskopi.

“Lufta politike e ka deri dikun një farë matje, e ka njëfarë logjikë, në të cilën luftohet vetëm sa me fitu. Deri diku e ka legjitimitetin, pavarësisht se moralitetin e lënë anash. Nuk është mirë që nga kjo foltore të bëhen shumë abuzime. Duhemi me u rujt ngapak për hirë të ftyrës, për hirë të fëmijëve. Secili e ka një fëmijë, ka diçka… Albini e përmendi emrin tim, pastaj unë si një lideri që e konsideroj, shoku Mao e quaj… as nuk i intereson çka ndodh në këtë Kuvend aktualisht. Këta e mbajnë shtetin peng. Thotë kam me shti në burg, pastaj shkon i lutet. Ia ka sulmu familjen, e kanë sulmu Kuvendin. Dëgjo, e keni marrë në qafë Astrit Deharin”, tha Veseli.

Ai i tha VV-së se “me neve nuk i shitet”.

“Me neve nuk iu shitet, me mua veçanërisht. Është mirë me qenë korrekt”, theksoi ai. /Periskopi/

Shpërndaje në: