Kafja me Limajn: Kurti ik pa treguar se a pati marrëveshje
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk ka dhënë detaje nëse ka arritur ndonjë marrëveshje me kryetarin e Nismës, Fatmir Limajn.
I pyetur nëse ka ndonjë marrëveshje me Nismën, Kurti heshti, nuk e tha asnjë fjalë.
Njëjtë veproi edhe kur u pyet nëse do të kthehet votimi i hapur.



