Kaia feston ditëlindjen e parë, me këto fjalë e uron Teuta

Kaia feston ditëlindjen e parë, me këto fjalë e uron Teuta

Edhe në familjen e Teuta Krasniqit sot ka festë, e vogëla e shtëpisë feston ditëlindjen.

Në ditëlindjen e parë të Kaias, e ëma ka zgjedhur fjalët më të ëmbla për ta uruar atë, shkruan lajmi.net.

Me një foto të ëmbël të vogëlushes, Teuta shton se ajo sjell veç kënaqësi e lumturi në shtëpinë e saj.

“Shpirti mamit, sot është festa jote, sot është ditëlindja jote e parë. Sot nje vit erdhe në këtë jetë për të na përmbushur shpirtin tonë me lumturi, për t’a kompletuar familjen tonë dhe për t’i dhënë formen e duhur portretit tonë familjar. Kaia shpirti mamit, je si rreze dielli dhe si fllad pranvere që ta knaq shiprtin. Je plot dashuri dhe ëmbëlsi. Je ti ajo që sjell vec kënaqesi dhe lumturi. Urime ditëlindja e parë, sugaresha jonë. Pac shëndet, dashuri të pafund, shumë gëzime dhe lumturi. Qofsh e lumtur bashkë me motrushin Tarushin, mamin, babin dhe gjithë njerëzit tu të dashur. Të duam pafundësisht ëmbëlsira jonë. Zoti të bekoftë ???????????? ❤️❤️❤️????????????”, shkruan Teuta në urimin për vajzën.

Shpërndaje në: