Kaja Kallas: Vrasja e Khameneit ‘moment përcaktues’ në historinë e Iranit

Kaja Kallas: Vrasja e Khameneit ‘moment përcaktues’ në historinë e Iranit

Shefja e politikës së jashtme të BE-së e ka quajtur vdekjen e Ajatollah Ali Khameneit një “moment përcaktues” në historinë e Iranit.

“Çfarë vjen më pas është e pasigurt. Por tani ekziston një rrugë e hapur drejt një Irani tjetër, një Iran që populli i tij mund të ketë më shumë liri për ta formësuar”, shkroi Kaja Kallas në një postim në X.

“Jam në kontakt me partnerët, përfshirë ata në rajon që mbajnë barrën e veprimeve ushtarake të Iranit, për të gjetur hapa praktikë për uljen e tensioneve”.  

Shpërndaje në: