Kajtazi: Deklarata e Albin Kurtit në linjë me Prokurorinë e Gjykatës Speciale
Gazetari, Vehbi Kajtazi ka elaburuar, reagimin e vonshëm të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për kërkesën e Prokurorisë në Hagë për dënim të ish-krerëve të UÇK-së, prej 45 vjet burgim për Hashim Hashim Thacin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin, shkruan Periskopi.
Kajtazi, ka shkruar se Kurti “po e mbron luften e UÇK-se, njesoj sic e “mbron” Prokuroria ne Hage”.
“Ne fjaline e trete ai po thote se nuk duhet te shkeputen veprimet individuale nga lufta e UÇK-se. Pra, ai po thote se cdo krim i ndodhur ne Kosove nuk mund te shkeputet nga UÇK-ja, rrjedhimisht nga te akuzuarit ne Hage.
Me asnje fjale, apo fjali nuk po thote se te akuzuarit ne Hage jane te pafajshem. Ai po e konteston vetem kerkesen e Prokurorise per denim nga 45 vjet, duke aluduar se me Kushtetuten e Kosoves nuk mund te kete denim me te madh se 15 vjet”, ka shkruar Kajtazi.
Postimi:



