Kajtazi: Sot Abdixhiku duhet të tregohet lider, të përjashtojë nga partia këtë njeri

Kajtazi: Sot Abdixhiku duhet të tregohet lider, të përjashtojë nga partia këtë njeri

Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se Lumir Abdixhiku duhet të marrë vendim për përjashtimin e Xhafer Tahirit nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kajtazi tha sot në një postim në Facebook se nëse Abdixhiku nuk e kryen këtë lëvizje sot, atëherë i humb “kuptimi që të jetë kryetar” i LDK-së.

Këto komente, gazetari i dha pas vendimit të Tahirit, pa lejën e partisë, që të nënshkruajë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje për balotazh në Vushtrri.

“Sot Lumir Abdixhiku duhet të tregohet lider – ta përjashtojë nga partia këtë avokatin e krimit (Faruk Mujkës). Ndryshe, nuk ka kuptim që të jetë kryetar”, shkroi Kajtazi në një postim në Facebook të hënën.

“Nuk luftohet Albin Kurti me njerëz të Albin Kurtit”, tha Kajtazi.

Paparaci, raportoi të hënën për marrëveshjen që Xhafer Tahiri, kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, nënshkroi me Vetëvendosjen, pa miratimin e Kryesisë Qendrore të LDK-së.

Shpërndaje në: