Kaka ka fjalë të rënda për Jose Mourinhon
Ish ylli i Brazilit Kaka pretendon se Jose Mourinho është pjesërisht përgjegjës për formën e tij zhgënjyese në Real Madrid.
Fituesi i Topit të Artë u bashkua me Realin nga AC Milan në vitin 2009, duke u bërë lojtari i dytë më i shtrenjtë ndonjëherë, por vuajti me lëndime të shumta, përcjell Periskopi.
Megjithatë, edhe pas rikthimit të tij nga lëndimet, Jose Mourinho nuk kishte vendosur që Kaka e meritonte formacionin bazë.

Kaka beson se kombinimi i të dy faktorëve [lëndimet dhe Mourinho] shkatërroi shansin e tij për t’u bërë një yll për Realin, me Mourinhon që preferonte Mesut Ozilin para tij.
”Problemi në Madrid ishte konsistent” tha Kaka për SporTV. “Së pari, ishin lëndimet”.
”Dhe kur të kthehem nga lëndimet unë e kisha Mourinhon. Problemi im te Reali ishte vazhdimisht”.
”Së pari për çështjen fizike dhe pastaj për zgjedhjen e trajnerit. Kam kaluar tre vjet duke u përpjekur për të bindur Mourinhon se ai mund të më japë mundësi. Por kjo ishte zgjedhja e tij, ajo ishte përtej mundësive të mia”, deklaroi ish lojtari i Milanit. /periskopi



