Kaka me fjalë të mëdha për Ronaldon
Leite Kaka është shprehur i habitur nga forma çdoherë e në rritje e superyllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo.
Braziliani, i cili dikur luante bashkë me portugezin te madrilenët, thotë se 31-vjeçari ka motivim shtesë në çdo sezon.
“Është e pabesueshme, ai tregon çdo vit që mund të kaloj veten. Çdo vit ai ka motivim për të mbajtur vazhdimësinë, rezultatin dhe të jetë lojtari më i mirë në botë”, deklaroi Kaka.
“Ndonjëherë kur ju keni fituar shumë gjëra në karrierën tuaj, është normale që të ngadalësoni. Por ai është i pabesueshëm si Lionel Messi, sepse këta kanë fituar çdo gjë që mundën dhe ende duan të fitojnë dhe të jenë më të mirët”, ka theksuar ai. /Periskopi.com



