Kaka rikthehet nga pensionimi, do luajë në Seria C

Kaka rikthehet nga pensionimi, do luajë në Seria C

Ish-mesfushori i Brazilit, Kaka është i vendosur për një rikthim në futboll me ekipin e Monzës të Silvio Berlusconit.

36-vjeçari është pensionuar një vit më parë pas një karriere të shkëlqyeshme, por është duke u kërkuar nga ish-pronari i Milanit, Berlusconi, i cili është duke rindërtuar një ekip të cilin e bleu në Serie C.

Sipas publikimit nga e përditshmja spanjolle Marca, Berlusconi admiron Kaka nga koha e tyre tek Milan dhe kërkon që ish-lojtari të rikthehet për ta ndihmuar Monzan për promovim këtë sezon.

Kaka mendohet të jetë i gatshëm të rikthehet pasi ka punuar me Berlusconin në San Siro, ku kanë kaluar gjashtë vjet së bashku nga viti 2003 dhe 2009, përpara se të ribashkohej në vitin 2013.

Ai aktualisht është pa klub pas një karriere tre vjeçare në skuadrën e MLS Orlando City, përcjell Periskopi.

I njohur për driblimet e tij elegante dhe shënimin e golave spektakolar, Kaka fitoi Topin e Artë 2007 dhe gjithashtu luajti për gjigantët spanjoll Real Madrid.

Më pak se 18 muaj pas shitjes së AC Milan, kompania e financuar nga Berlusconi, Fininvest njoftoi javën e kaluar se kishte blerë 100 për qind të aksioneve të klubit Monza në një marrëveshje që thuhet se ishte me vlerë mes 2.2 millionë funteve dhe 2.6 milionë funteve.

Berlusconi 81-vjeçar, i cili ishte tri herë si kryeministër i Italisë, shiti AC Milan në një konsorcium të udhëhequr nga kinezët për 800 milion dollarë në prill 2017.

Fondi Elliott Management me bazë në SHBA mori kontrollin e Milanit dy muaj më parë pasi pronari kinez humbi një afat kohor për të shlyer një pjesë të një kredie.

Ish-zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, u emërua CEO i Monza-s, dhe premtoi se do ta promovonte ekipin deri në Serie A. Monza gjendet vetëm pak metra jashtë qytetit të Milanit.

Societa Sportiva Monza u formua në vitin 1912.  Ata asnjëherë nuk janë promovuar më shumë se sa në Serie C.

Nën Berlusconin, Milan fitoi 29 trofe për 31 vite./Periskopi/

Shpërndaje në: