Kaka zbulon lojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur

Kaka zbulon lojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur

Ish-mesfushori i Milan dhe Real Madrid, Ricardo Kaka ka zbuluar se Ronaldo Fenomeni është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur gjatë karrierës së tij.

Fituesi i Topit të Artë në vitin 2007 nuk e la anash as Cristiano Ronaldon e Ronaldinhon, por Fenomeni ishte diçka krejt ndryshe për të.

”Mënyra se si luante, se si ekzekutonte, ishte superior. Do ta mbaj mend gjithmonë, pasi është lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur”.

”Edhe Cristano me Ronaldinhon janë të shkëlqyeshëm. Pata nderin të luaja me ta, por Fenomeni ishte i paparashikueshëm”, u shpreh braziliani./Periskopi

Shpërndaje në: