Kallet Beogradi: Zvezda 2-0 Liverpool, Klopp me gishta në gojë (Video)

Kallet Beogradi: Zvezda 2-0 Liverpool, Klopp me gishta në gojë (Video)

Crvena Zvezda e ka befasuar Liverpool në Beograd, duke e mposhtur me rezultat 2:0.

Ndeshja kishte filluar të tensionohej ende pa nisur, me vet faktin që Jurgen Klopp vendosi të mos ta ftonte Xherdan Shaqirin, për arsye politike.

Me të hyrë në fushë, koret fyese të tifozëve serbë filluan në drejtim të ekipit të Liverpool, të cilët e morën me sportivitet.

Ndeshja fillloi, kurse ‘Të Kuqtë’ assesi nuk arrinin të krijonin një aksion, derisa në minutën e 22-të u befasuan, kur Milan Pavkov shënoi me kokë për epërsinë 1 me 0 për vendasit.

https://www.youtube.com/watch?v=BoOdC3KC6kg

Vetëm pas 9 minutave erdhi goli i rradhës për Zvezdan, me të njëjtin autor, Milan Pavkov, që këtë herë shënoi ndoshta golin e mbrëmjes.

https://www.youtube.com/watch?v=scV3s2nBbwI

Pas këtij goli tifozët shpërthyen në festë, teksa dëgjoheshin koret fyese nga 53 mijë tifozë në stadium.

Në pjesë e dytë, trajneri gjerman e nisi me dy zëvëndësime por që deri në fund nuk sollën rezultat, duke e bërë këtë ndeshje një nga më të dobëtat në historinë e klubit.

Zvezda ka katër pikë dhe renditen në pozitën e katërt, teksa momentalisht Liverpool gjendet në vendin e parë me gjashtë pikë.

Ndeshjen tjetër Zvezda e luan si mysafir i Napolit, kurse Liverpool udhëton në Paris./Periskopi/

Shpërndaje në: