‘Kam dhembje të tmerrshme’: Dua Lipa rrëfen problemet shëndetësore, anulon koncertet

‘Kam dhembje të tmerrshme’: Dua Lipa rrëfen problemet shëndetësore, anulon koncertet

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa momentalisht është duke shijuar kulmin e
suksesit të saj, duke qenë pjesë e turneut botëror të këngëtarit Bruno Mars. Por duket se

Dua nuk ka mundur ta shijojë deri në fund këtë eksperiencë për shkak të problemeve
shëndetësore.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, ajo ka bërë të ditur se ka anuluar disa prej koncerteve
ku od të shoqëronte bruno Mars-in për shkak të dhembjeve të padurueshme që po i
shkakton dalja e dhëmballëve të pjekurisë.

https://www.instagram.com/p/BgSkJL2lHOV/?utm_source=ig_embed

“Më vjen shumë keq që më duhet të anuloj disa nga shfaqjet me Bruno Mars. Kam
performuar me dhembje të tmerrshme për shkak të dhëmballëve të pjekurisë dhe dentisti
dhe mjeku më kanë thënë që duhet t’i heq menjëherë. Po e shijoja kaq shumë këtë turne
dhe jam kaq e mërzitur që jeta më solli këtë, por me shpresë do të shërohem shpejt dhe do
të rikthehem sa më shpejt që të mundem. Faleminderit për mirëkuptimin.”-ka shkruar
këngëtarja në Instagram.

Shpërndaje në: