‘’Kam fjetur me më shumë se 1000 femra’’, jeta e ‘çmendur’ që bënte themeluesi i revistës ‘PlayBoy’ (FOTO)
Hugh Hefner ka ndërruar jetë sot( e enjte) në moshën 91-vjeçare. Ai, në kujtesën e njerëzve do të mbetet si njeriu i cili vishej me rroba të mëndafshta dhe lidhte aventura me femrat. Hugh në disa intervista pati potencuar se nuk di as vetë me sa femra ka fjetur.
‘’Kam fjetur me më shumë se një mijë femra’’ ishte njëra ndër deklaratet e tij sa ishte gjallë.
Themeluesi i revistës ‘PlayBoy’ shihej përkrah lepurusheve seksi me disa prej të cilave është martuar. Me gruan e tretë, Chrystal Harris, lidhi kurorë në vitin 2012, kur ishte 86 vjeç, ndërsa ajo ishte 60 vjet më e re.
Hefner e ka portretizuar jetën e tij të ‘çmendur’ në kornizat e revistës ‘PlayBoy’ e cila nisi publikimin në vitin 1953, një sfidë kjo për amerikanët.
Ishte Marlyn Monroe modelja e parë e cila pozoi për këtë revistë e në kulmin e saj, ajo është shitur në shtatë milionë kopje në muaj, shkruan “lajmi.net”. Ai madje edhe u varros pranë saj.
Në tetor të vitit 2015, revista ka ndaluar publikimin e fotografive të grave nudo.
Në vazhdim ju sjellim disa fotografi nëpërmjet të cilave ju shpalosim jetën që bënte tashmë i ndjeri Hugh Hefer.








