“Kam folur me Hazardin dhe ai është gati për t’u transferuar te Real Madridi”

“Kam folur me Hazardin dhe ai është gati për t’u transferuar te Real Madridi”

Ish-lojtari i Chelseat, Brian Laudrup ka zbuluar se Eden Hazard është gati për t’iu bashkuar gjigantit spanjoll

Cristiano Ronaldo është larguar nga Real Madridi dhe tani favorit për ta zëvendësuar portugezin është ylli i Chelseat, Eden Hazard, shkruan Periskopi.

Ish-mesfushori i klubit londinez, Brian Laudrup sot ka dhënë një lajm aspak të mirë për tifozët e Chelseat.

Në një intervistë për ‘Sportske Novosti’, Laudrup ka zbuluar se ylli belg mendjen e ka në Madrid.

“Kam folur me Eden Hazard para disa ditësh. Ai po përgatitet për një kalim te Real Madridi dhe kjo është lëvizje e mirë edhe për të,” ka thënë Laudrup. /Periskopi/

Shpërndaje në: