“Kam një lidhje të fortë me Muhammad Ali, nuk dua ta tradhëtoj”, flet bokseri i frikshëm Usyk

“Kam një lidhje të fortë me Muhammad Ali, nuk dua ta tradhëtoj”, flet bokseri i frikshëm Usyk

Alexander Usyk ka nxjerr në shesh motivimin e tij para përballjes me Murat Gassiev në finalen e WBSS këtë fundjavë.

Usyk ka fituar rripat e versionit WBO dhe WBC kundër kampionit në rripat e IBF dhe WBA Gassiev, ku dytë do të garojnë për të fituar treofeun e WBSS Muhammad Ali në vlerë të 50 milionë dollarëve, raportoi “RT”, transmeton Periskopi.

“Kam një lidhje të fortë me legjendën e boksit. Ne kemi lindur në të njejtën ditë, kjo është e vërtetë. Kur unë u njoha për emrin e turneut që është emërtuar sipas Ali, nuk mund ta besoja”, u shpreh Usyk.

“Por kur djemtë më thanë të nënshkruajë kontratën, mendoja që nëse nuk e nënshkruaja, do të ishte një lloj tradhtie nga ana ime dhe natyrisht që unë e nënshkrova”, shtoi ai.

Ukrainasi kundër Gassievit do të ndeshet në Moskë.

“Ne (Gassiev dhe Usyk) jemi të peshës së njejtë. Por seriozisht, e vetmja gjë që e mendoj është uria. Jam paksa i uritur në këtë moment”, u shpreh ai me shaka./Periskopi/

Shpërndaje në: