“Kam shtatë ndeshje për ta realizuar ëndrrën time”
Ruben Loftus-Cheek po shpreson që të luajë sa më shumë deri në fund të sezonit në mënyrë që ta sigurojë një vend për Kupën e Botës
Loftus-Cheek është i huazuar nga Chelsea te Crystal Palace, ndërsa kohëve të fundit ka pasur probleme me lëndime, shkruan Periskopi.
Ai tani është rikuperuar dhe po pret që të ketë minutazhë te Palace në këto xhiro që kanë mbetur në Premier League në mënyrë që të sigurojë një vend për ‘Rusi 2018’ me Kombëtaren e Anglisë.
“Natyrisht se Kupa e Botës ka qenë në mendjen time vazhdimisht,” ka thënë Loftus Cheek.
“Jam kthyer tani dhe i gatshëm për të luajtur. Tani jam i fokusuar me Crystal Palace. Dua të luaj sa më mirë pasi kam shtatë ndeshje deri në fund për të treguar vetën,”. /Periskopi/



