Kamarieret u shërbenin klientëve të zhveshura, rrezikon burgun pronari
Prasong Sukkorn, pronari i një kafeneje në Thai Chonburi të Tajlandës, mund të dënohet më burg, me akuzë për propagandim të imoralitetit, sepse dy kamarieret në restorantin e tij u shërbenin mysafirë thuajse të zhveshura.
Ai mund të dënohet nga tre deri në pesë vjet, edhe pse kërkoi falje, dhe kamarieret konfirmuan se ato ishin zbuluar me vullnetin e tyre.
Arisa Suwannawong (22) dhe Minggomut Kongsawas (21), shpjeguan se Sukkorn ishte miku i tyre dhe ato kishin shkuar te ai me ide të veta për ta ndihmuar atë në tërheqjen e vizitorëve, shkruan The Sun.
Sukkorn në ndërkohë hoqi fotot e diskutueshme nga profilet e tij në rrjetet shoqërore, por Kongsawas nuk bëri të njëjtën gjë, e cila ende vazhdon të mburret në Facebook.



