Kamioni godet për vdekje një këmbësore në Prizren

Kamioni godet për vdekje një këmbësore në Prizren

Një këmbësore është goditur për vdekje këtë të enjte në Prizren.Viktima është goditur nga një kamion ku si pasojë e plagëve të marra e njëjta ka ndërruar jetë.

Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar Drejtori Rajonal i Policisë në Prizren, Faton Alija.

“Rreth orës 13:00 një aksident ka ndodhur në afërsi të KEDS-it në Prizren. Në aksident janëë përfshirë një kamion dhe një këmbësore – për pasojë kombësorja femër ka vdekur nga lëndimet e marra”, tha Alija për Dukagjinin.

Shoferi i kamionit është ndalur nga Policia teksa hetimet dhe veprimet tjera për këtë aksident janë duke vazhduar.

Shpërndaje në: