Kamioni për bartjen e gjërave shihet jashtë Shtëpisë së Bardhë: Trumpit i thuhet “mund të rrish deri në Janar”
Zgjedhjet presidenciale në ShBA ende nuk janë kryer me disa shtete që nuk kanë projektuar fituesin – gjë që bën që gara të jetë shumë e fortë.
Megjithëse Biden ka epërsi solide, Trump ka vazhduar të pretendojë fitoren – dhe madje po bën edhe sfida të shumta legale deri tash në katër shtete derisa shtyen përpara agjendën e mashtrimit me votime.
Por, një video bëri që njerëzit të mendojnë se ai është më i brengosur se sa që duket, shkruan Periskopi.
Në një pamje nga Shtëpia e Bardhë, dera duket të jetë e bllokuar nga një kamion i madh i verdhë.
Megjithëse ajo që shkruhet në kamion nuk duket, njerëzit janë të bindur se bëhet fjalë për një kompani që bartë gjërat – e që në këtë rast do të bartte gjërat personale të familjes së presidentit Trump.
Disa njerëz në mënyrë sarkastike kanë thënë se nëse spekulimi ishte i drejtë atëherë veprimi dukej pak i ngutshëm pasi Trumpi mund të rrijë aty deri në muajin janar.



