Kamishi lavdëron SHIK-un, thotë se e hetoi planin për ndërtimin e murit në vitin 2001
Duke përmendur dokumentin e publikuar në Koha Ditore, Haxhiu në Interaktiv të KTV-së ka thënë se ky plan ishte hetuar nga SHIK-u, ndërsa tani shfaqi habinë e vetë se si muri i ngritur së fundmi në Mitrovicë zuri në befasi institucionet.
15 vjet më parë “Koha Ditore” zbuloi një plan për ndërtimin e mureve ndarëse në urën mbi Ibër
“SHIK-u ka ndihmuar në shtetndërtimin e Kosovës dhe ka qenë gjithmonë në shërbim të popullit. SHIK-u kishte vënë re planet për ndërtimin e një muri, ashtu siç është publikuar edhe në Koha Ditore e në Koha.net”, ka thënë ai.
Sipas tij më të befasuarit ishin ata që kanë zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta për heqjen e të quajturit “Parkut të Paqes”, Edita Tahiri dhe Agim Bahtiri.



