Kampanja e PSG-së për ta eliminuar Realin: Parisi do të digjet
Kuptohet që Paris Saint-Germain do të luftojë me të gjithë fuqinë që ka për ta eliminuar Real Madridin në ndeshjen që zhvillohet nesër.
Në rrjete sociale, ata e kanë ndërruar edhe emrin.
Sot është parë se llogaria e tyre në Twitter ka ndryshuar në “Ensemble on va le faire”, (bashkë mund ta bëjmë), gjithmonë duke theksuar rëndësinë e lojtarit të 12-të – tifozët, tranmseton Periskopi.
Lojtarët kanë dhënë mesazhin që rikthimi është i mundshëm, prej faqës së tyre, kapitenët i kanë bërë thirje vendave që të shkojnë në “Parkun e Princave”.
“Parisi do të digjet” është njëri ndër slloganët që është përdorur për të mobilizuar bazën e fansave, sepse nuk është çdo ditë që Liga e Kampionëve luhet kundër Real Madridit, dhe hiç më pak kur deficiti prej 3:1 duhet të përmbyset.
“Janë disa ditë që janë më të rëndësishme se ditët tjera, dhe 6 marsi është njëra nga ato ditë” – thuhet në një mesazh.
“Duhet të bëhemi të zhurmshëm dhe më të fortë se kurrë.”
“Ata kanë 11 burra, ne kemi 11 luftëtarë”
“Ne jemi një ushtri e zërave, të gjithë duke brohoritur në të njëjtën kohë”
“Bashkë mund të bëjmë. Ky është Parisi. Ne jemi një. E shkuara është histori. E ardhmja është e jona. Është dita jonë. Ky është Parisi. Shkojmë”. /Periskopi
ENSEMBLE ON VA LE FAIRE 🔴🔵
2⃣ days to go #PSGREAL pic.twitter.com/GLLRySyqMS
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) March 4, 2018

📷💬 Thiago Motta:
"Estamos listos". #PSGREAL pic.twitter.com/PkjM9zcEHf
— Paris Saint-Germain (@PSG_espanol) March 5, 2018



