Kampionati i skitarëve të ri

Kampionati i skitarëve të ri

Federata Skitare e Kosovës organizon sot në Bogë të Rugovës, Kampionatin e Kosovës për kategoritë e reja në disiplinën e Sllallomit (SL).

Dje kjo federatë ka mbajtur garat për Kupën Memoriale “Hajrush Demaj”.

Ndërsa sot mban Kampionatin për kategoritë e reja.

Agjenda

Sllallom (SL) – Kategoritë e Reja (U8 – U12 GS) dhe (U14 – U16 SL)

në ora 09:00 – bëhet shiqimi i shtegut,

në ora 09:30 – hapja solemne,

në ora 09:45 – starti I (lëshimi i parë) (U14 – U16) – SL

në ora 11:00 – pauza për verifikim të rezultateve dhe respektimi i kohës për ankesa

në ora 11:15 – starti II (lëshimi i dytë) (U14 – U16) – SL

në ora 12:30 – pauza për verifikim të rezultateve dhe respektimi i kohës për ankesa

në ora 13:30 – starti I (lëshimi i parë) (U8 – U12) – GS

në ora 15:00 – pauza për verifikim të rezultateve dhe respektimi i kohës për ankesa

në ora 16:00 – shpallja e fituesve.

Pas çdo lëshimi të parë bëhet pushim prej 15m. për verifikim të diskualifikimeve nga gjyqtarët.

 

Shpërndaje në: