Kampioni i boksit gjendet pa shenja jete në banesën e tij
Ish-kampioni botëror i boksit, Ricky Hatton, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij me vlerë 1.7 milion paund në Hyde, Greater Manchester, më 14 shtator, në moshën 46-vjeçare.
Hetimi paraprak zbuloi se trupi i tij u gjet nga menaxheri dhe miku i tij i afërt, Paul Speak, i cili kishte shkuar për ta marrë për një fluturim drejt Dubait.
Sipas dëshmisë së dhënë në seancën gjyqësore, Hatton ishte parë për herë të fundit më 12 shtator dhe ishte “dukur mirë”.
Megjithatë, ai nuk u paraqit në një event të planifikuar dhe më pas u gjet “i pajetë” me një “l**tar” rreth qafës.



