Kampioni i Kosovës në futsall debuton me fitore në UEFA
Kampioni i Kosovës në futsall, Feniksi i Drenasit, ka debutuar me fitore në “UEFA Futsal Cup”, garën e vetme të UEFA-s për klube të futbollit në sallë.
Feniksi ka mposhtur Oxford City Lions të Anglisë me rezultat 3 me 2, me golat e shënuar për kampionin kosovar nga Brahimi, Alibegu dhe Marcelo.
Skuadra nga Drenasi bënë pjesë në Grupin e fundit, atë H, ku bëjnë pjesë edhe Oxford City Lions i Anglisë, Encamp i Andorrës dhe ASA Tel Aviv i Izraelit. Me fitoren e parë, Feniksi udhëheq grupin me tri pikë.
Feniksi është një nga 32 skuadrat që do të paraqitet në fazën preliminare. Pas fazës preliminare luhet raundi kryesor kualifikues, e pas tij raundi elit. Të gjitha raundet luhen nëpër grupe. Feniksi si debutues në këtë garë, synon të kalojë raundin preliminar, që do të vlerësohej sukses shumë i madh për futsallin kosovar.



