Kampioni zvicerian nuk di të fitojë për një kohë të gjatë, mbetet prapa liderit për gjashtë pikë (Foto)
Bazeli i Taulant Xhakës është duke kaluar një periudhë mjaft negative me rezultate teksa sot nuk arriti të gjente fitoren për herë të 4-t radhazi në Super Ligën e Zvicrës.
Kampionët në fuqi u mposhtën në transfertë nga St. Gallen me rezultatin 2-1. Albian Ajeti dha asist për golin e dytë të St. Gallenit, ndërkohë që Xhaka mori karton të verdhë në minutën e 31-të.
Jang Bojz, rivali i Skënderbeut të enjten e ardhshme në Ligën e Europës, fitoi bindshëm 4-1 ndaj Lucernës.
Pas 8 javësh kampionat, verdhezinjtë e shohin veten në krye të renditjes me 17 pikë, 3 më shumë se Zyrihu i vendit të dytë, dhe 6 më shumë se kampionët e Bazelit që mbajnë vendin e 4-t.



