Kampionja e shahut nuk shkon në Arabinë Saudite – “Nuk dua të trajtohem si krijesë dytësore”

Kampionja e shahut nuk shkon në Arabinë Saudite – “Nuk dua të trajtohem si krijesë dytësore”

Dy herë kampionja e botës në shah Anna Muzychuk ka thënë se nuk do të shkojë që të mbrojë titujt e saj për shkak të mënyrës sesi trajtohen gratë në Arabinë Saudite.

“Saktësisht një vit më parë i kam fituar këta dy tituj, dhe isha njeriu më i lumtur në botën e shahut, por kësaj here ndihem shumë keq,” – ka thënë ajo.

Medaljet e saj do t’i mirren për pak ditë, vetëm sepse ajo ka kurajon të mos i bindet rregullave që ka vendosur Arabia Saudite, të mos e vendos një shami që është e detyrueshme atje, dhe sipas saj, “të mos ndihet si krijesë dytësore” – transmeton Periskopi.

Ajo ka shtuar se askujt nuk po i bëhet vonë për një gjë të tillë, dhe se kjo po e merakos më së shumti. Sidoqoftë, është shprehur e vullnetshme për t’u kthyer edhe më e fortë.

Shpërndaje në: