Kandidati i Nismas për deputet i merr erë pushtetit, paralajmëron ditë të mira

Kandidati i Nismas për deputet i merr erë pushtetit, paralajmëron ditë të mira

Kandidati për deputet nga NISMA për Kosovën, Bajram Hasani ka thënë se fitorja e NISMËS dhe e koalicionit PDK- AAK- NISMA po vjen.

Ai këtë deklaratë e ka bërë pas Konventës parazgjedhor të NISMA-së ku janë prezantuar kandidatët për deputet nga kjo parti. “Se 12 qershori do të na zbardhë fitues e pamë nga mobilizimi i përgjithshëm i të gjitha strukturave të NISMA-së.

Të gjithë bashkë me punë e përkushtim do t’i fitojmë zgjedhjet dhe do ta bëjmë Kosovën një vend më mirë.

“Besimi dhe mbështetja që sot i dhatë listës së NISMA-së është një tregues se këtë vend e presin ditë të mira”, ka thënë Hasani.

Shpërndaje në: