Kandidati i AAK-së për Vitinë “kërcënon” Haradinajn me protesta

Kandidati i AAK-së për Vitinë “kërcënon” Haradinajn me protesta

Faruk Nura nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që kandidon për të parin e Vitisë ka thënë se Vitia është harruar nga të gjitha udhëheqjet.

Ai në “Tribunë Zgjedhore” ka thënë se problemi kryesor i kësaj ane është mungesa e ujit.

Por Nura ka dhënë një zotim interesant në këtë emision.

Ai ka thënë se Vitia nuk ka asnjë kyçje në autostradë, por se ai do ta mundësojë kyçjen, duke shtuar se i ka bëtë tashmë këtë kërkesë kryeministrit të Kosovës njëherësh edhe shefit të tij Ramush Haradinajt.

Nëse një gjë e tillë nuk mundësohet, Nura ka thënë se ai dhe e gjithë kjo zonë do të dalë në protesta deri të arrijnë këtë qëllim.

Nura ka shtuar se nëse nuk arrin të realizojë këtë premtim të tij, do të jap dorëheqje ngase nuk i duhet posti i kryetarit nëse nuk arrin të përmirësoj jetën e qytetarëve të komunës së tij.

Shpërndaje në: