Kandidati për president, Ramush Haradinaj, zbath këpucët me ‘shtiklla’
Kreu i AAK-së dhe kandidati i shpallur zyrtarisht nga partia e tij për president të vendit, Ramush Haradinaj, ka bërë një takim me prodhuesit kosovarë – ku shihet i zbathur nga këpucët me ‘take’ që ishin bërë bujë dikur dhe i mbathur me atlete.
Ishte kryeministri Edi Rama – ai që e kishte paditur për shpifje Haradinajn – i cili i pari ishte bërë temë mediale për mbathjen e atleteve sportive.
E si duket kjo i ka lënë përshtypje të mirë ish kryeministrit Haradinaj që ka vendosur ta bëj edhe vetë një veprim të tillë.
Nuk dihet nëse kjo është një taktikë tjetër e Haradinajt për t’i bindur partitë politike që ta votojnë për president të vendit. /Periskopi





