Kandidatura për Kushtetuese: Gruaja e analistit pro-VV ia mësyn pozitës për gjyqtare

Kandidatura për Kushtetuese: Gruaja e analistit pro-VV ia mësyn pozitës për gjyqtare

Sot ka përfunduar afati i thirrjes publike për dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, për të cilat kanë aplikuar 25 kandidatë, shkruan Periskopi.

Në mesin e tyre është edhe Emine Abdyli-Pozhari, bashkëshortja e analistit të afërt me VV-në, Xhevdet Pozhari.

Kujtojmë se Emine Abdyli-Pozhari kishte dështuar të zgjidhet anëtare e Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e Fakultetit Juridik të UP-së, pasi nuk kishte kaluar në Kuvend.

Anëtare në Këshillin Prokurorial: Bashkëshortja e analistit Pozhari kalon në Komision

Bashkëshortja e analistit Pozhari dështon të zgjidhet anëtare e KPK-së, nuk kalon në Kuvend

Shpërndaje në: