Kandiq në demant përmend edhe librin e Gashit që e promovonte nëpër Evropë: Ka pasaktësi të mëdha
Në reagimin e Fondit për të Drejtën Humanitare të Natasha Kandiq për ekspozitën me të dhëna të pasakta të Shkëlzen Gashi, përmendet edhe libri i këtij të fundit i shkruar për masakrat e ndodhura në Kosovë.
Në komunikatë thuhet se edhe në këtë libër ka pasaktësi të mëdha.
“Duhet rikujtuar gjithashtu se të njëjtët autorë para dy vitesh kanë botuar librin “Masakrat në Kosovë”, i cili përmban shumë pasaktësi dhe në shumë raste nuk është në përputhje me faktet e vërtetuara në gjykatë. I njëjti model po përsëritet tani në këtë ekspozitë: të dhëna të pasakta, të bazuara në mungesë njohurie dhe pa përgjegjësi ndaj viktimave”, thuhet në reagim.



