Kanë kaluar rreth tre orë, trupi i pajetë në Pejë ende nuk është larguar nga rruga (FOTO)
Klan Kosova mëson se ai ishte një tregtar i këtij qyteti, e që vdekja e tij ndodhi rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm.
Por ndonëse tashmë ora ka kaluar në 09:00 të mëngjesit, një fotografi e dërguar në adresë të Klan Kosovës tregon se trupi i pajetë ende nuk është larguar nga rruga.
Ndërkaq pas pothuajse tre orësh raportohet se Ekipa e Forenzikës gjendet në vendin e ngjarjes, njofton Klan Kosova.
Fotografia e bërë rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm në Pejë.





