Kante tregon sekretin e sukesit tek Chelsea

Kante tregon sekretin e sukesit tek Chelsea

Mesfushori francez i Chelseat, N’Golo Kante ka arritur të fitojë titullin e dytë me radhë të Premier Ligës.

Ai vitin e kaluar e arriti këtë qëllim derisa ishte futbollist i Leicester City, por gjatë verës së vitit të kaluar ai iu bashkua Chelseat, transmeton Periskopi.

N’Golo mendon se faktori kryesor për një sezon të suksesshëm ka qenë menaxheri Antonio Conte.

“Conte kishte ide të qartë se çfarë dëshironte prej skuadrës dhe prej meje. Prej kur jam transferuar në Chelsea ai ka instaluar një mentalitet fitues tek të gjithë ne”, tha Kante për menaxherin e tij.

“Puna e madhe, detajet e rëndësishme, ai është fitues”, përfundoi mesfushori. /Periskopi/

Football Writers Association Player of the Year

 

 

Shpërndaje në: