Kanye West anulon të gjitha koncertet, Drake e thumbon? (Foto)
Kishte disa koncerte ku Kanye i kishte shprehur publikut gjendjen emocionale të tensionuar.
Por shfaqja e fundit në Sakramento i kishte vënë kapakun ku edhe ka zyrtarizuar parfumin e turneut, transmeton ORAinfo.
E Drake duket se e ka marrë me ironi tërë këtë situatë.
Në një postim të Dj Khaled ku shkruan për promovimin e albumit të ardhshëm të Drake, More Life, reperi nga Kanada ka shkruar ‘dikush duhet të bëjë disa hite të reja dhe të ndalojë së vajtuari’.
Komentues të shumtë kanë aluduar se Drake e ka pasur fjalën për Kanye Westin. Këto dyshime shtohen edhe më pasi që vetë Kanye e kishte akuzuar Drakeun në një nga koncertet e fundit për vjedhje të modelit të skenës ku ka kënduar. /ORAinfo/





