Kapaciteti me 16 mijë vende, Shqipërisë i shiten vetëm gjysma e biletave
Tashmë kanë mbetur edhe pak orë nga takimi mes Shqipërisë dhe Turqisë. Kjo ndeshje pritet me shumë interes nga ana e tifozëve shqiptarë, për të parë reagimin i kuqezinjve, pas disa rezultateve shumë zhgënjyese.
Këto kanë ndikuar edhe te tifozët që shkojnë në stadium, që as këtë herë nuk do e tejmbushin arenën e futbollit në Shkodër. Shqiperia.ch ka zbuluar se deri në këto momente që flasim, me orën që shënon 15:00, janë shitur rreth 9.500 bileta. Numri pritet të shtohet gjatë orëve në vijim, megjithatë kapaciteti i ‘Loro Boriçit’ është 16 mijë vend.
Pra sipas parashikimeve, pritet që në stadium të jenë të pranishëm 11.000-12.000 tifozë shqiptarë. Ndërsa sa i përket tifozëve turq, është konfirmuar zyrtarisht se nuk do të jenë më shumë se 200 të tillë.
Për këtë interesim jo të madh fajtori kryesor mbetet prezenca e trajnerit Christian Panucci, i cili nuk po jep frytet që pritej. /Periskopi/



